Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar sot qytetin e Shkodrës me ç’rast ka vlerësuar edhe artistët e kësaj treve.
Këtë e ka bërë të ditur vet Meta përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, transmeton arbresh.info
“?? I lumtur të rikthehem sot në qytetin e Shkodrës, për të vlerësuar një buqetë artistësh të mrekullueshëm të kësaj treve, që vazhdojnë të lënë gjurmë të rralla dhe të japin një kontribut të shquar për artin dhe kulturën shqiptare”, ka shkruar Meta.
Ai ka vlerësuar artistë të rapsodisë, poezisë, publicistikës dhe aktrimit, të cilët i vlerësoi se i bashkojnë dy gjëra, dashuria për Shkodrën e Shqipërinë, si dhe dashuria për artin.
“Të mirënjohurit e këngës, rapsodisë, poezisë, publicistikës dhe aktrimit Agron Dizdari, Ramazan Çeka, Ilmi Kurti, Nimet Salabegu, Merita Smajaj, Adnan Bala dhe të paharruarit Shyqyri Alushi dhe Mhill Çun Gjonaj, që vlerësova sot, i bashkojnë dy gjëra të rëndësishme: dashuria për Shkodrën e Shqipërinë, dhe padyshim dashuria për artin”, ka shkruar ndër të tjera Meta.
Postimi i tij i plotë:
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...