Google ADS

Meta, mesazh ngushëllimi Ramush Haradinajt: Hilmi Haradinaj, patriot i madh, burrë i mikpritjes

12:26 | 17 Qershor 2018
V. S.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, babai i të cilit ndërroi jetë.

Meta evidenton vlerat e larta të Hilmi Haradinajt si patriot dhe faktin se ka pasur rastin ta njohë personalisht.

“Me hidhërim të madh, – shkruan Meta, –  mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare. Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë.

Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikëpritjen bujare të këtij njeriu të madh.

Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt. Shpirti i tij u Prehtë në paqe!” përfundon mesazhi i Metës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme