Google ADS

Meta: Më trishtim mora lajmin për aksidentin në Kroaci

12:31 | 25 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas aksidentin në Kroaci ku 10 qytetarë nga Kosova kanë humbaur jetën dhe mbi 30 persona kanë pësuar lëndime.

Ai ka thënë se me trishtim ka marrë lajmin.

Postimi i plotë:
Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci.
Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë.
Falenderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme