Bardhyl Meta nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se qytetarët e vendit duhet të dijnë se kush votoi Demarkacionin e kush jo, kjo pasi sipas tij shërben për zgjedhjet se kë ata duhet të votojnë më 11 qershor.
Në Analiza Zgjedhore, Meta duke iu drejtuar publicistit Halil Matoshi si anëtar i AAK-së, ka thënë se nuk është e nevojshme që pjesëtar të Nisma për Kosovën të tregojnë se si bëhet ushtria e si të konsiderohet PDK-ja, njofton Klan Kosova.
”Të gjitha ato që i thash përLDK-në vlen edhe për Hotin. Gjitha studimet ai i ka kryer me bursa”.
”Ne nuk kemi nevojë për siguri të tillë, për sigurinë tonë kujdeset policia e Kosovës dhe është një institucion i shkëlqyeshëm. Për sigurinë e kufijve është siguria e NATO-s. Nuk ka nevojë të kujdeset Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj apo Jakup Krasniqi”.
”Ne sot kemi nevojë, gjeneratat e reja sidomos, që në këtë vend të mbjellin dije por edhe të sjellin dije. E dijmë saktësisht se çka po duam të bëjmë në secilën sferë në vend”.
”Nuk kemi nevojë që sot të dal Fatmir Limaj të na tregojë se si të bëhet ushtria. Ata deputetë që skanë dasht me votuar demarkacionin duhet të deklarohen”.
”Edhe ato parti që thonë se kanë me pru liberalizim të vizave brenda tre muajve. Mos votoni hajnat, mos votoni mashtruesit që nuk të japin ide se si do të zgjidhin cështjen e Demarkacionit, cështejen e bisedimeve me Serbinë’.
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...