Meta: Kosova meriton liberalizimin e vizave, e ardhmja e Ballkanit nuk është ndryshimi i kufijve

20:25 | 6 Maj 2021
Përparim Bublaku

Presidenti  i Shqiprisë, Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale pjesë nga fokusi i diskutimit të tij me homologun slloven, Borut Pahor.

Presidenti thekson se Kosova e meriton sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian dhe e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.

Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve.

“E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme