Meta: Kosova ka zemër bujare

11:38 | 4 Dhjetor 2019
M. A.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në kazermën e FSK-së, ku po bëhet dekorimi i njësiteve të kërkim-shpëtimit që u realizua në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm.Meta tha se 28 nëntori gjeti të bashkuar të gjithë shqiptarët, për t’u përballur me pasojat katastrofike të tërmetit.

“Në këtë betejë të vërtetë, kemi bilanc të rëndë por Shqipëria nuk mbeti vet, parterët tanë na u gjetën pranë, por Kosova, ishte e para që u ndodh atje menjëherë. Ekipet e Kosovës nuk ishin vetëm fizikisht por edhe njerëzisht, që shpëtuan shumë jetë”, tha ai.

“Populli shqiptarë do t’i jetë gjithnjë mirënjohës të gjithëve që erdhën në Shqipëri, FSK-së, policisë, “, shtoi meta.Meta tha se Kosova duhet të jetë krenare për Forca e Sigurisë së saj, njësitë policore, njësitë e tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës”, tha Meta.Meta, tha se “Kosova ka zemër bujare”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme