Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në 109 vjetorin themelimit të Forcave të Armatosura ka thënë se kjo forcë ka shërbyer me devotshmëri në ruajtjen e sovranitetit të vendit, paqes e stabilitetit në rajon e botë.
Meta përmes një postimi në Facebook, ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëtarët për kontributin e dhënë.
“Me shprehjen e respektit më të lartë, falenderimit dhe mirënjohjes së thellë, për çdo burrë dhe grua në uniformë, që në këto 109 vite ka shërbyer me devotshmëri dhe sakrificë sublime në mbrojtje të Atdheut, Pavarësisë, Sovranitetit dhe Sigurisë Kombëtare, garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit, në rajon dhe botë, nën Flamurin Kombëtar, u përcjell Forcave tona të Armatosura urimet më të përzemërta në Ditën e Themelimit”, ka shkruar Meta.
Ai ka inkurajuar ushtarët që të vazhdojnë punën dhe përgjejgësin për modernizmin si dhe për kryerjen e detyrave që burojnë nga Kushtetuta dhe angazhimet në kuadër të NATO-s.
“I inkurajoj për të vazhduar me përgjegjshmëri në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive trajnuese dhe kapaciteteve operacionale, për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të misionit, situatave dhe sfidave që parashtron koha, si dhe detyrave, që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe angazhimet në kuadër të NATO-s. Përshëndetje vëllazërore për familjet e ushtarakëve, burim i përhershëm frymëzimi dhe edukimi me ndjenjat më të larta patriotike! Lavdi Dëshmorëve të rënë për Atdhe dhe Flamur”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”