Meta dhe Thaçi përmes telefonit disktuan mbi gjendjen aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19

11:35 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Të dy Presidentët disktuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

Presidenti Meta dhe Presidenti Thaçi shprehën vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme