Meta dhe  Thaçi me deklaratë të përbashkët politike (DOKUMENT/VIDEO) 

11:41 | 11 Tetor 2017
arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta gjatë takimit kokë më kokë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, janë pajtuar për një deklaratë të përbashkët politike.

Në deklaratën e siguruar nga arbresh,info ata janë dakodruar që të riafirmojnë vullnetin e ndërsjellë për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit vëllazëror e strategjik dhe me partnerët ndërkombëtar.

Kosova dhe Shqipëria do të përqendrohen në hartimin e një dokumenti strategjik për anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE dhe NATO.

“Liberalizim sa më të shpejtë të vizave ndërmjet të Bashkimit Evropian dhe Kosovës, angazshimin e Kosovës që të bëjë çdo përpjekje të zgjidhë në mirëbesim dhe mirëkuptim të ndërsjellë çështjet që lidhen me marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me fqinjin e saj, Malin e Zi,” thuhet në deklaratë.

Meta gjatë ditës do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj, me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur me ceremon shtetërore presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në vizitën e tij të parë shtetërore në Kosovë si President.

Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimin me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj./arbresh.info/

22414687_1983618688321783_991175546_n

22407420_1983618728321779_530342465_n

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme