Meta deklarohet sërish rreth pasaportave shqiptare për kosovarët

10:51 | 18 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, ka folur sërish për çështjen e mundësinë dhënies së pasaportave për shqiptarët e Kosovës.

Derisa ka folur për liberalizimin e vizave, Meta ka thënë se në këtë aspekt nuk duhet vepruar në mënyrë emocionale.

“Ne jemi në monitorim për liberalizim të vizave, të mos veprojmë emocionalisht dhe me Kosovën”, ka thënë Meta.

Në vizitën e tij të fundit në Kosovë, presidenti Ilir Meta u ballafaqua me kërkesën e homologut të tij nga Kosova, Hashim Thaçi që i kërkoi atij pasaporta për të gjithë shqiptarët e Kosovës, në rast se për kosovarët vazhdon izolimi nga Evropa. Edhe në takim Meta kishte shprehur rezervat e tij për një gjë të tillë.

Në anën tjetër, Meta ka bërë komente edhe të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë. Ka thënë se Shqipëria duhet ta promovojë anëtarësimin Maqedonisë në NATO, dhe se për këtë tani rrethanat janë më të favorshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme