Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për nder të Ditës së Mësuesit ka ndarë çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për Valbona Tahirajn nga Komuna e Drenasit për mësuesin më të mirë të vitit.
Zëvendësministri i MAShTI-it, Xhavit Rexha, deklaroi se sot kujtojnë të gjithë mësimdhënësit që kontribuuan në arsimin shqip.
Më këtë rast, ai theksoi se sot çmimi do të ndahet për mësuesin më të mirë për “Zhvillimin e vazhdueshëm dhe këmbëngulje në cilësi”.
Fituesja e çmimit, Valbona Tahiraj falënderoj MAShTI-in për ndarjen e çmimit dhe vlerësimin e punës së saj.
“Ndihem e nderuar që gjendem në mesin e tuaj me këtë rast ua uroj 7 Marsin. Kujtojmë te gjithë mësuesit, intelektualet të cilët ringjallen arsimin shqip dhe frymëzuan të rinjtë”, u shpreh Tahiraj.
Në këtë ceremoni mirënjohje u ndan edhe për 26 mësimdhënësit më të mirë nga të gjitha komunat e Kosovës.
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata