Google ADS

Mësuesit dhe biznesmenët shqiptarë mobilizohen në Zvicër

21:28 | 24 Maj 2017
arbresh.info

Mësuesit e shkollave shqipe të Kantonit të Aargaut ishin mysafirë nderi të zonjës Merita Pinta e cila është pronare e firmës “Prima Pflege” në Tegerfelden. Ata kohë më parë kishin caktuar mbledhjen e tyre të radhës për 21 Maj 2017, të cilën Merita e organizoi në rezidencën e firmës së saj, me qëllim që t`i nderojë, ata  të cilët angazhohen në edukimin e brezave të rijë, në ruajtjen e gjuhës amtare. Mikpritja ishte tipike shqiptare dhe kaloi në një atmosferë të jashtëzakonshme.

Takimin  e hapi Pinta, e cila i falënderoi mësuesit (Eshtrefe Nuhiu, Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu, Fitnete Balaj, Ilirida Ramadani, Halime Vishi, Elfete Hysenaj dhe Sadete Boja)   dhe përfaqësuesit e këshillave prindëror (Luljeta Fetahaj, Ilmije Luma , Luljeta Adili, Fatmir Musliu dhe Bajram Mulaj), të cilët, atë ditë kishin ardhur të marrin pjesë në mbledhjen e rregullt, e cila organizohej në vazhdën e përgatitjeve për manifestimin me rastin  e përfundimit të vitit shkollor.

Riza Demaj kryetari i Kryesisë Kantonale, i cili falënderoi Meritën për këtë nder, mësuesit për angazhimin e tyre në procesin mësimor, foli edhe për mbështetjen e madhe që japin sponsorët: Adem Osmani, Merita Pinta dhe Visar Muriqi, të cilët janë sponsorë të përhershëm të manifestimeve të shkollë shqipe.

riza-demaj-ne-fjalen-e-tij-hyrese-586x389

“Nuk ka kënaqësi më të madhe, se kur shkolla shqipe dhe biznesi shqiptar bëhen bashkë. Bëhet mrekulli. Merita dëshmon suksesin në fushën e biznesit dhe mbështetjen e madhe ndaj shkollës shqipe,” është shprehur Demaj.

Në pikën e dytë të rendit të ditës folën mësuesit për punën e tyre me nxënësit, me qëllim që pjesa artistike të përgatitet sa më mire, shkruan arbresh.info.

Merita Pinta i ka bërë thirrje gjithë prindërve shqiptarë në Kantonin e Aargaut, që fëmijët e tyre, t`i dërgojnë në shkollën shqipe, sepse ata në këtë mënyrë ua ruajnë fëmijëve gjuhën e nënës. Nuk ka mëkat më të madh kur fëmijët mbesin analfabetë në gjuhën amtare./arbresh.info/

pamje-nga-mbledhja-586x389

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme