Mësoni kur ulen temperaturat në Kosovë

23:51 | 5 Gusht 2017
Arbresh.info

Ish-drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, ka deklaruar se deri të martën përfundon vapa e madhe që e ka përfshirë Kosovën dhe rajonin.

Sipas tij, temperatura, që matet nën hije, sivjet ka shkuar deri në 39 gradë celsius, në disa vende temperatura mund të jetë edhe më e lartë për shkak të deponive, asfaltit etj.

Megjithëkëtë, sipas Tahirsylajt, pas rënies së temperaturave, do të ketë rrezik që të bjerë breshër dhe t`i prishë kulturat bujqësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme