Më 23 mars, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen për ta vazhduar dialogun në nivel të lartë. Kjo, pas dialogut teknik që ka nisur sot, dhe përfundon pas dy ditësh.
Dy presidentët do të takohen për të vazhduar bisedimet për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Por, temë diskutimi do të jenë edhe zbatimi i marrëveshjeve që janë arritur deri më tani në këtë dialog.
Kështu të paktën ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.
“Me ftesën e përfaqësueses së lartë, Mogherinit presidenti Vuçiq dh Thaçi do të kenë një takim të nivelit më të lartë, ku ata do të diskutojmë për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve, por edhe do të shohim se si do të vazhdojë zbatimi i marrëveshjeve”, tha Kocijançiq, transmeton Lajmi.net
E pyetur nëse dialogu teknik po ndodhë si një lloj përgatitje për bisedimet ndërmjet presidentëve, Kocijançiq ka thënë se të gjitha takimet janë në fokus të zbatimit të asaj që është arritur gjatë gjithë dialogut.
“Kjo punë do të intensifikohet dhe po shkon në drejtimin e qartë të zbatimit të plotë të marrëveshjeve. Sa për takimin e nivelit të lartë, do të ketë një vështrim se ku jemi në kontekstin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, dhe gjithashtu do të flasim edhe për normalizmin e marrëdhënieve”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian.
Sa i përket dialogut, në Kosova presidenti Thaçi ka pasur akuza se nuk është personi ideal për këtë punë. Madje LDK-ja kërkoi nga ai që të raportojë edhe në Kuvend.
Nga BE-ja dhe diplomatë tjetrë ndëkrombëtarë po kërkohet që deri në fundin e vitit 2018 të ketë një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?