Mësohet arsyeja pse Thaçi e jo Haradinaj do të takohet me Trump

15:37 | 18 Shtator 2017
L G

President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, i shoqëruar nga Zonja e Parë e shtetit, Lumnije Thaçi, është nisur sot për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku dhe do të priten në takim nga çifti Trump, shkruan albeu.com.

Edhe pse para disa ditësh Thaçi ishte në Kongresin Amerikan, ai përsëri po shkon në këtë shtet pavarësisht se Kosova tashmë ka Ramush Haradinajn si kryeministër.

Por arsyeja që në këtë takim do të marrë pjesë Hashim Thaçi e jo Ramush Haradinaj është e thjeshtë.

Albeu.com mëson se ky takim mbahet çdo vit në fillim të muajit shtator. E nga Kosova një vit merr pjesë kryeministri e vitin pasardhës presidenti. Vitin e kaluar ka qenë kryeministri i asaj kohë Isa Mustafa që ka marrë pjesë duke ia lëshuar radhën këtë vit Presidentit Hashim Thaçi.

Në punimet e asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara marrin pjesë të gjithë liderët e fuqishëm në botë. Këto punime do të jenë një shans i mirë për liderët kosovarë që të lobojnë pro njohjes së Kosovës nga shtetet që nuk e kanë njohur e për anëtarësimin në UNESKO./albeu.com/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme