Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është duke e implementuar programin mësimor me tri skenarë të ndryshme.
Kthimi i nxënësve në bankat shkollore ende nuk ka ndodhur në tërësi.
Mësimin online po e ndjekin afër 25 % e nxënësve në Kosovë në tri skenarë A, B dhe C.
Kështu ka thënë në një përgjigje për arbresh.info, këshilltarja e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, Djellza Kukaj.
Përveç parandalimit të Covid-19, arsye tjetër pse një pjesë e nxënësve po ndjekin mësimin online është edhe se ka shkolla që janë në renovim.
“Në skenarin C: Në nivelin e arsimit të obliguar ( klasat 1-9) 1.5 % e nxënësve janë në skenarin C, ku 1.4% janë për shkak të COVID-19, ndërsa 0.1% për shkak të renovimit të shkollës, d.m.th. mësimi mbahet në distancë/online. Në skenarin B janë 5.7 % e shkollave të mesme të larta.
Në skenarin A dhe B janë 16.3% e shkollave. Këto shkolla punojnë me rrotacion, disa me nga një javë dhe disa me nga dy apo tri ditë ku 50% e nxënësve punojnë si të rregullt në shkolla dhe 50% online”, ka thënë Kukaj.
Ndërsa sipas Kukaj pjesa tjetër e shkollave mbajnë mësimin e rregullt, do të thotë janë në skenarin A.
Ministra e Arsimit ende nuk e ka bërë të qartë se kur do të kthen të gjithë nxënësit në shkolla kjo pasi duhet koordinim edhe me Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik/arbresh.info/R.Rexhepi
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...