Mësimi do të vazhdojë në mënyrë të rregullt.
Kështu ka vendosur ministrja e arsimit, Hykmete Bajrami pas takimit me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, ku është diskutuar rreth situatës epidemiologjike të Koronavirusit COVID 19 dhe masave parandaluese që duhet të ndërmerren në shkolla, shkruan arbresh.info.
Me këtë rast, meqenëse nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus, nuk do të ndërpritet mësimi, por do të vazhdojë normalisht.
Ministrja Bajrami ka kërkuar nga DKA-të që të furnizojnë me material higjienik shkollat dhe të bëhet dezinfektimi i hapësirave shkollore.
Në këtë takim ishte prezent edhe drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani, i cili informoi drejtorët rreth situatës epidemiologjike me Koronavirus në botë dhe në Kosovë dhe theksoi se fatmirësisht Kosova nuk ka asnjë rast të konfirmuar./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...