Tash e sa kohë për të drejtat e tyre mësimdhënësit vazhdojnë të sillen nëpër gjykata.
Shujtat të cilat u takojnë nuk po mund t’i marrin në mënyrë të rregullt nga komuna, por po detyrohen përmes proceseve gjyqësore. E, ka pak nga ata mësimdhënës që shujtat i kanë fituar në mënyrë të rregullt.
Ministria e Arsimit në një përgjigje për arbresh.info thonë se kjo kompetencë i takon komunave.
Ryve Prekorogja, Udhëheqëse e Divizionit për arsim dhe aftësim profesional dhe arsimi për të rritur thotë se sipas informatave që kanë shumica e komunave nuk e kanë paguar për shkak të mungesë së mjeteve buxhetore.
“Në vitin 2017, u nënshkrua Marrëveshja Kolektive ndërmjet Sindikatës së Arsimit dhe MASH. Në nenin 35, pika 7, parashihet pagesa e shujtës nga punëdhënësi – komuna përkatëse. Sipas informatave që kemi shumica e komunave nuk e kanë paguar për shkak mungesës së mjeteve buxhetore. Prandaj, pagesa e shujtës për mësimdhënësit sipas marrëveshjes është në kompetencë të komunave, dhe informatat duhet kërkuar në komuna”, thotë Prekorogja.
Rrahman Jashari nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thotë se shumica e mësimdhënësve shujtat i kanë realizuar përmes avokatëve.
Ndërsa ka pak nga ata që ua ka realizuar komuna.
“Pjesa dërrmuese e kolegëve tanë këtë të drejtë që garantohet me kontratën e arsimit të Kosovës e kanë realizuar përmes avokatëve, por ka edhe komuna që e kanë realizuar vet. Pra, realizimi i shujtës, angazhimi nuk është bërë nga niveli qendror”, thotë Jashari.
Kryetari i SBASHK-ut, thotë se ka ende nga ata mësimdhënës që po zvarriten nëpër gjykata.
“Por, mësimdhënësit duke e shfrytëzuar të drejtën që ua siguron neni 35 i kontratës aktuale, përmes avokatëve kanë dërguar lëndën dhe të gjithë ata që e kanë dërguar janë mbajt proceset i kanë dërguar këto. Ndërsa në disa komuna tjera procesi është ende në gjykatë, edhe ata do t’i marrin”, thotë Jashari.
Ai po ashtu thotë se po insistojnë që kjo çështje të zgjidhet me dialog dhe komunat t’i realizojnë shujtat pa shkuar fare në gjykata.
“Të gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës kanë shkuar në grupe të organizuara përmes avokatëve, i kanë marrë ose do t’i marrin. Por, ne po insistojmë që kjo çështje të zgjidhet me dialog. Komunat vitin e ardhshëm t’i aplikojnë mjetet e duhura dhe këtë shujtën qe e garanton kontrata kolektive dhe ta realizojnë pa shkuar në gjykata”, thotë Jashari.
Kujtojmë se Marrëveshja kolektive u nënshkrua mes Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut në vitin 2017, ku parashihej pagesa e shujtës nga punëdhënësi./E.Haxhiu/arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...