Me rastin e 7 Marsit -Ditës së Mësuesit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka ndarë çmimin tradicional “Shaban Jashari”.
Këtë çmimi e ka fituar mësimdhënësja Sevdije Vishi nga shkolla “Muharrem Shemsedini”, në Ferizaj.
Mirënjohje u ndanë edhe për mësimdhënësit e dalluar të secilës komunë të Kosovës për angazhimin e tyre në ngritjen e cilësisë në arsim, si: Skender Alia, Hamdi Bërbatovci, Bujar Hamiti nga Podujeva, Fatime Sylejmani dhe të tjerë.
Ministri Bytyqi duke uruar mësimdhënësit ka thënë se Ministria e Arsimit është e vendosur që të kontribuojë vazhdimisht për ngritjen e cilësisë në sistemin arsimor.
“Kjo është sot një ditë feste që kujton edhe një histori të kaluar, na kujton edhe angazhimin tonë të përbashkët dhe mendoj se ne kemi bërë shumë mirë si ministri që e kemi vendos edhe si festë tonë dhe që do të jepen mirënjohje për kontributin e madh që mësimdhënësit tanë po japin, por gjithsesi nga festa gjithmonë na dalin edhe zotime të tjera të cilat ne duhet t’i marrim së bashku. Tashmë kemi treguar një vendosmëri që ne si Ministri e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të kontribuojmë vazhdimisht me anën e juaj që ta ngrisim cilësinë në sistemin arsimor dhe të jetë në nivelin e duhur”, tha Byqyqi, raporton KP.
Ministri Bytyqi kërkoi nga mësimdhënësit që së bashku të punohet për të kthyer në vendin e duhur meritokracinë e profesionit të mësimdhënësit në shoqërinë tonë, sepse theksoi se kjo meritokraci do të sigurojë një edukim dhe arsimim cilësor për të rinjtë tanë, që është edhe garantues i zhvillimit në vendin tonë.
“Jemi shumë të vendosur që të gjithë mësimdhënësit e dalluar t’i shpërblejmë, t’i duar trokasim, sepse vërtet ata e meritojnë, por njëkohësisht t’i stimulojmë edhe të tjerët që ta bëjnë po të njëjtën përpjekje, sepse kjo është një kauzë e jona e përbashkët”, deklaroi ai.
Ndërsa, mësimdhënësja Sevdije Vishi mësimdhënëse në shkollën “Muharrem Shemsedini”, në Ferizaj e cila mori çmimin “Shaban Jashari”, deklaroi se është e lumtur për vlerësimin e që i është bërë me çmimin tradicional nga Ministria e Arsimit.
“Nominimi im nga vet komuna si mësimdhënësja e vitit mendoj se ishte një çmim i denjë për mua, por vlerësimi edhe si mësimdhënëse me këtë çmim kaq të madh në nivel vendi është dyfish lumturi. Faleminderit që vlerësuar kaq lartë punën time. Një ditë e madhe si Dita e Mësuesit”, tha Vishi.
Ministria e Arsimit dhe institucione të tjera kanë mbajtur disa aktivitete për ndër të ditës së mësuesit.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...