Mësimdhënësit në Kosovë nuk pushuan gjatë pushimit pranveror. Ata u paraqiten çdo ditë në objektet shkollore ku punojnë për t’u nënshkruar e për të përfunduar disa aktivitete administrative. Madje në disa shkolla orari i qëndrimit ishte deri pesë orë.
Lutfi Bryma, mësimdhënës në shkollën “Nazmi Gafurri” në Prishtinë ka thënë për arbresh.info se gjatë javës së kaluar kanë shkuar në shkollë.
“Po, pushimi pranveror ka qenë vetëm për nxënësit, ne mësimdhënësit jemi paraqitur çdo ditë në shkollë. Oraret kanë qenë me dy ndërrime dhe gjatë asaj kohe kemi kryer aktivitete të ndryshme”, ka thënë ai.
E drejtoresha e kësaj shkolle, Ardianë Makolli Sadiku, ka treguar për oraret në të cilat mësimdhënësit kanë shkuar në shkollë.
“Mësimdhënësit e shkollës sonë janë lajmëruar çdo ditë me 2 ndërrime, ndërrimi i paradites prej orës 08 deri në 12 ndërsa pasdite prej orës 12 deri në 05, pra në shkollë kanë qëndruar nga 4 orë e gjysmë”, ka thënë ajo.
Makolli ka folur edhe për aktivitet që janë zhvilluar gjatë kësaj kohë.
“Gjatë kësaj kohe sa kanë qëndruar në shkollë kanë kryer aktivitete, mbledhje të Këshillave të mësimdhënësve, mbledhje aktive e profesionale dhe janë bë planet. Pasi i kemi përfunduar të gjitha këto aktivitete kemi kërkuar nga drejtoria e arsimit që ditën e premte të lirohen të gjithë mësimdhënësit”, ka shtuar ajo.
Drejtoresha ka shtuar se ka pas ankesa, por të gjithë mësimdhënësit i janë përgjigjur kësaj thirrje
“Mësimdhënësit kanë qëndruar në shkollë, janë listat e evidentimit që tregojnë edhe për vonesat e tyre. Normal që kanë pas ankesa por e din që në bazë të kontratës nuk u takon pushimi pranveror. Vendimi ka qenë që tu tërhiqet meditja të gjithë mësimdhënësve që nuk kanë ardhë në shkollë gjatë pushimit pranveror por te ne ka qenë gjithçka në rregull nuk kemi pas mungesa”, ka shtuar ajo.
Edhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Elena Gjika” në kryeqytet janë thirrur gjatë pushimit pranveror. Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar drejtori i shkollës, Betim Sylejmani.
Ai ka thënë se mësimdhënësit paraqiten në shkollë përveç pushimit veror.
“Si gjithmonë në bazë të ligjit është i përcaktuar pushimi për mësimdhënësit dhe për nxënësit. Mësimdhënësit përveç pushimit veror 15 korrik dhe 15 gushtë, gjatë pushimeve tjera dalin në punë”, ka thënë ai.
Por ndryshe nga shkolla “Nazim Gafurri” mësimdhënësit e shkollës, “Elena Gjika” nuk e kishin të caktuar orarin e paraqitjes dhe qëndrimit në shkollë.
“Orari nuk ka qenë i caktuar, në bazë të punëve që i kanë pas kanë ardhë por është dashur të paraqiten gjatë ditës”, ka thënë ai.
E këtë dallim mes shkollave të kryeqytetit, nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala, e ka arsyetuar me mungesë të punëtorive.
Sipas saj mungesa e organizimit të punëtorive nuk ka mundur t’i obligoj mësimdhënësit të shkojnë në shkollë.
“Edhe sipas pushimit pranveror të MAShT ka qenë i paraparë pushimi pranveror nga data 1 deri 5 prill dhe që është realizuar ashtu ndërsa sa i përket mësimdhënësve është e njohur që gjatë pushimit pranveror nëse kanë punë administrative duhet të shkojnë atje por nuk e shohim të arsyeshme nëse këto punë janë të përfunduara, mësimdhënësit të qëndrojnë në klasë me banka dhe karrige”, ka thënë ajo.
Shala ka përfunduar se nuk kanë marrë asnjë ankesë.
“Jo nuk kemi asnjë ankesë nga mësimdhënësit sa i përket këtij elementi”, ka përfunduar ajo.
Ndryshe shumica e shkollave në Kosovë nuk i janë bindur vendimit të Ministrisë së Arsimit për t’i zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës.
Pushimi pranveror është llogaritur nga 30 marsi deri më 8 prill./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...