Google ADS

Mësimdhënësit në Gjilan nuk ndërpresin grevën

19:41 | 21 Janar 2019
Arbresh.info

Mësimdhënësit në komunën e Gjilanit nuk do të ndërprenë grevën.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të bërë publik në faqen zyrtare të komunës, shkruan abresh.info.

E kjo pas raportimeve se mësimdhënësit gjilanas janë dakorduar që greva të ndalet dhe mësimi të vazhdoj që nga e marta.

Në njoftimin e komunës thuhet se nuk ka asnjë vendim për ndërprerje të grevës.

“Komuna e Gjilanit sqaron opinionin se nuk ka vendim për ndëprerjen e grevës së mësimdhënësve, por e fton Qeverinë e Kosovës dhe SBASHK’un që urgjentisht ta gjejnë zgjidhjen me qëllimin që mësimi të fillojë nga nesër”, thuhet në njoftim.

Më tej u kërkohet Qeverisë dhe SBAShK-ut të reflektojnë urgjentisht.

“Komuna e Gjilanit në vazhdimësi ka përkrahur dhe e përkrah kërkesat e arsyeshme të mësimdhënësve, por për hir të nxënësve, prindërve dhe fëmijëve, fton Qeverinë dhe SBASHK’un që të reflektojnë në mënyrë urgjente sepse çdo orë e humbur për nxënësit është humbje e madhe”, përfundon njoftimi i komunës.

Ndryshe gjysmë vjetori i dytë nuk ka filluar fare për mësimdhënësit dhe nxënësit kosovarë.

Që nga 14 janari i këtij viti arsimi parauniversitar në Kosovë është futur në grevë.

Mësimdhënësit po kërkojnë ngritje të koeficientit ndërsa edhe pas disa takimeve mes përfaqësueseve të SBAShK-ut dhe liderëve institucional ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme