Derisa procesi mësimor në Kosovë do të fillojë të hënën e ardhshme, sindikalistët e arsimit gjatë shtatorit paralajmërojnë greva në arsim, shkruan sot, gazeta Zeri.
Procesi mësimor në shkollat e Kosovës do të fillojë të hënën, më 4 shtator. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet që mësimi të nisë më datën e përcaktuar sipas Udhëzimit Administrativ për Kalendarin e Vitit Shkollor 2017-18 të nënshkruar nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.
Zyrtarë të lartë të Ministrisë kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” se nëpër të gjitha shkollat e Kosovës janë shpërndarë edhe tekstet falas nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
“MASHT-i sipas ligjit ka dërguar nëpër shkolla tekstet mësimore prej klasës së parë deri në klasën e nëntë. Tekstet nga klasa e parë deri në klasën e pestë janë tekste të reja që do të përdoren për herë të parë”, ka thënë për “Zërin” Faton Fetahu, këshilltar i ministrit të Arsimit Arsim Bajrami.
Ndërsa nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë tekstet që janë shpërndarë janë tekste të përdorura. Fetahu ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të kursimit të buxhetit. Ai ka sqaruar se kjo nuk paraqet ndonjë pengesë në mësimnxënie, pasi tekstet janë të ruajtura, kurse ato të dëmtuara nuk janë dërguar te nxënësit.
“Me këtë ne kemi kursyer buxhetin për katër milionë euro”. Në shkollat e Kosovës edhe sivjet pritet të fillojnë mësimin rreth 400 mijë nxënës. Fetahu ka bërë të ditur se Ministria ka zhvilluar një takim edhe me drejtorët komunalë ku është njoftuar për të gjitha përgatitjet nëpër shkolla.
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...