Meshë për Demaçin nesër në Katedralën “Nëna Terezë”

22:11 | 28 Korrik 2018
Arbresh.info

Mesha për shpirtin e Adem Demaçit do të jetë nesër në orën 11:00 në Katedralën “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Demaçi u nda nga jeta të enjten në moshën 82 vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të madhe kombëtare.

Ndërkaq varrimi i tij u bë sot në Varrezat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Një nga figurat emblematike të rezistencës së kombit shqiptar u përcoll në banesën e fundit me ceremoni shtetërore.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme