Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën “Nënë Tereza”

06:57 | 25 Dhjetor 2023
E.G

Mesha solemne e Krishtlindjes është mbajtur në Katedralen Shën `Nënë Tereza` në Prishtinë dhe është udhëhequr nga Sh. T. Imzot Dodë Gjergji.

Ndryshe Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, njofton se edhe të hënën më 25 dhjetor do të ketë program.

Në orën 11:00 mbahet meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza, kurse në orën 18:00, mbahet meshë në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë në Prishtinë

Ipeshkvi Dodë Gjergji dha mesazhe për mirësinë, afërsinë dhe solidaritetin.

“Lutem për paqe në botë sepse paqja në shumë vende është duke shkatërruar fatin e shumë njerëzve, jetën e shumë të pafajshmëve dhe në që kemi përjetuar këtë të keqe të angazhohemi që të ruajmë paqen pas nesh”, theksoi ai.

Ndryshe Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, njofton se edhe të hënën më 25 dhjetor do të ketë program.

Në orën 11:00 mbahet meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza, kurse në orën 18:00, mbahet meshë në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë në Prishtinë./rtk/

Të ngjashme