Kandidatja e PDK-së, për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi ka dhënë mesazh për qytetarët me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore.
Mesazhi i znj. Valdete Idrizi në rrjetin social: “Sot, ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore e 19 Nëntorit, ditë kur qytetarët do të rikonfirmojnë ndryshimin. Ditë kur qytetarët do t’i thonë mjaft kësaj qeverisjeje komunale. I ftoj qytetarët, simpatizantët, anëtarët e PDK-së dhe anëtarët e partive tjera që tashmë kanë konfirmuar përkrahje për platformën tonë, të bëni fushatë të qetë, demokratike dhe dinjitoze.
Vetëm kështu mund ta ndihmojmë Mitrovicën dhe vendin tonë. Askush nuk mund ta ndal fitoren tonë. Askush nuk mund ta ndalë ndryshimin për Mitrovicën!”-ka shkruar Idrizi në facebook.
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës