Google ADS

Mesazhi i Tërnavës për Ramazan, lutet për popullin ukrainas

11:32 | 1 Prill 2022
S D

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin e tij për Ramazanin uroi besimtarët myslimanë për agjërimin që nis nesër, shkruan arbresh.info.

“Sot para kohës së xhumasë në natën e madhe të Ramazanit të ju drejtohem me këtë mesazh urimi duke ju përgëzuar me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanët anë e këndë globit kryejnë me bindje dhe përkushtim një ndër kushtet e besimit Islam, agjërimin”, tha Tërnava.

Tërnava thotë se përmes agjërimit, myslimanët mund të jenë më të devotshëm, përkushtuar, racional e human me vetën, familjen dhe shoqërinë.

“Përmes agjërimit besimtari mysliman synon që të jetë më i devotshëm, më i përkushtuar , më human, më i ndjeshëm, në raporte me vetën, komunitetit dhe shoqërinë në përgjithësi. Përveç kësaj agjërimi i Ramazanit, ky ibadet e fisnikëron besimtarin e bënë atë më të durueshëm më të afërt më të çiltër. Gjatë këtij muaji duhet të gjendemi edhe më pranë prindërve tanë të cilët kanë shumë nevojë për dashurinë dhe kujdesin tonë, të jemi më afër fëmijëve tanë, ti japim dorën e ndihmës vëllezërve dhe motrave tona”, tha Myftiu.

Po ashtu Tërnava bëri  thirrje që të angazhohemi në ruajtjen e familjes dhe edukimin e drejtë.

“Kur jemi te familja në vigjilje të këtij muaji të Ramazani të apelojë tek të gjithë ne që të angazhohemi në ruajtjen dhe në edukimin e drejtë të saj ashtu siç na ka krijuar e na ka porositur krijuesi i gjithësisë Zoti i Madhëruar. Në këtë muaj të mëshirës, ibadetit e solidaritetit në këtë muaj Ramazani ju ftojë të gjithëve që të jemi pranë familjes ta ruajmë familjen dhe atë ta mbajmë në piedestal”, tha Tërnava.

Në fund të mesazhit myftiu Tërnava përmendi edhe luftën e Ukrainës, duke thënë se janë duke e pësuar qytetarët e pafajshëm.

“Në këtë muaj Ramazan po hyjmë më të lehtësuar nga sfida e pandemisë covid-19, e cila dita ditës po e humb forcën e saj, ndaj dhe lus të madhin Zot që kjo të përfundojë sa më parë, mirëpo në këtë Ramazan fatkeqësisht po hyjmë në atmosferë luftërash e konfliktesh nëpër botë, ku po e pësojnë qytetarët e pafajshëm prandaj në këtë muaj të rahmetit lutemi për paqe, qetësi, dashuri e mirëkuptim”, deklaroi Tërnava.

Kujtojmë se muaji i shenjë i Ramazanit fillon ditën e shtune me dy prill./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme