Sot është mbajtur protesta artistike e organizatës “Beyond the wall”, si revoltë ndaj veprimit të fundit të kryeministrit Ramush Haradinaj për t’ia rritur pagën vetes, shkruan portali arbresh.info
Njerëz të vullnetit të mirë kanë mbledhur kravata dhe disa këmisha për t’i dërguar para ndërtesës së qeverisë, si dhuratë për kryeministrin.
Në njërën kravatë shkruante një mesazh: “Për të gjitha të mira që ia ke dhënë Kosovës, e ke dhuratë këtë kravatë. Ruaje se nuk ke mundësi me ble me rrogën e vogël!”
Me 20 dhjetor kryeministri Haradinaj mori vendimin për rritjen e pagave të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive. Ai u arsyetua për këtë vendim se e ka bërë me qëllim rritjen e integritetit të institucioneve.
“Nëse nuk do të merrja para nga qiraja, me rrogë 1 mijë e 200 euro do ta kisha të vështirë. S’mundem gjithqysh me dal. Obligohem një kravatë, një këmishë”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1639740279424391/
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit