Google ADS

Mesazhi i Presidentes Osmani në ditën e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

21:18 | 6 Maj 2022
L G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar ditëlindjen e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbe.

“Gjergj Kastrioti- Skënderbeu është figura më dinjitoze dhe kyçe e historisë sonë kombëtare dhe lidhja jonë më e fuqishme me botën e qytetëruar evropiane. Në ditën e lindjes së tij, e kujtojmë kryetrimin që mbetet simbol i bashkimit, krenarisë dhe dinjitetit tonë kombëtar”, shprehet Osmani.

E para e shtetit thotë se figura e Skënderbeut do të na shërbejë si frymëzim dhe udhërrëfim drejt cakut tonë.

“Ai mbrojti Evropën, bashkësinë e popujve në të cilën synojmë të jemi edhe ne”, shprehet Osmani në mesazhin e saj në ditën e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. /arbresh.info/

Të ngjashme