Google ADS

Mesazhi i Myftiut Tërnava: Fryma unifikuese e Ramazanit të mbretërojë edhe pas tij

12:20 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Fryma unifikuese e Ramazanit duhet të mbretërojë edhe pas tij, ndërsa filozofia dhe mësimet e këtij muaji të shenjtë duhet të bëhen udhërrëfyes për mënjanimin e problemeve shoqërore.

Ky ishte mesazhi i myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në prag të Festës së Bajramit të Madh.Me këtë rast, me lutjen që Zoti të ketë pranuar angazhimin shpirtëror e material gjatë Ramazanit, Tërnava uroi që interesimi për njëri-tjetrin të jetë vlerë e njerëzve edhe pas Ramazanit. Ai shprehu shqetësimet për ndarjen e shoqërisë njerëzore përkundër avancimeve të teknologjisë dhe mundësive për të qenë sa më afër njëri-tjetrit. Duke shtuar se me gjithë bollëkun, shoqëria njerëzore çdo herë e më shumë po tkurret brenda vetvetes. E siç tha ai, festa e Bajramit lufton dukuri të tilla, pasi që shërben si moment për të konfirmuar ekzistencën shpirtërore dhe kujtim i përgjegjësisë shoqërore.

Në prag të festës së Bajramit, Tërnava shfrytëzoi rastin për të dhënë edhe mesazhe të tjera. Ai tërhoqi vërejtjen se zhveshja e festave nga qëllimet i tkurr ato në manifestime që nuk kanë kuptim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme