Google ADS

Mesazhi i Kryeministrit Kurti, për vaksinimin kundër COVID-19

13:51 | 29 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka apeluar qytetarët e Kosovës të vazhdojnë të vaksinohet kundër COVID-19, shkruan arbresh.info.

Përmes një videoje të postuar nga Ministria e Shëndetësisë, Albin Kurti thotë se falë fushatës së suksesshme të vaksinimit, deri më sot, Kosova ka arritur të vaksinojë me të paktën dy doza 2/3 e qytetarëve 18 vjeç e lart, duke arritur shkallën më të lartë të vaksinimit kundër COVID-19 në rajon.

“Por, ky sukses nuk mundet dhe nuk duhet të mbetet me kaq. Qytetarët duhet të vazhdojnë të vaksinohen, sidomos me dozën përforcuese, sepse me kalimin e kohës, imuniteti i krijuar përmes vaksinës vjen duke rënë”.

“Vaksinohu për të mbrojtur veten dhe të tjerët përreth”, thotë më tej kryeministri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme