Mesazhi emocionues që shkroi humanisti kosovar disa orë para se të vdiste: Një ide me fitu shumë sevape këtë Ramazan

09:49 | 12 Mars 2024
R J

I ndjeri, Mentor Merovci, disa orë para aksidentit trafik që i kishte marrë jetën, ka shkruar një mesazh emocionues.

“Qe një ide me fitu shumë sevape këtë Ramazan. Me dal në vakt iftari e me shpërnda ujë e hurma në kolonë prej Vushtrrisë deri Stanovc… se neve e mitrovicalit qitu na nxen iftari”, kishte shkruar ai.
Ndryshe, Merovci vdiq mbrëmë nga një aksident i rëndë, i cili ndodhi rreth orëve të vona.

I ndjeri ishte praktikues i madh i fesë islame, po ashtu humanistë i njohur.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Vushtrrisë dhe janë përfshirë 3 vetura./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Aksident mes tri veturave në hyrje të Vushtrrisë, një i vdekur dhe tre të lënduar

Të ngjashme