Mesazhi emocionues për kamikazët në muajin e Ramazanit: (Video)

14:32 | 29 Maj 2017
L G

“Do t’i them Perëndisë që ju keni mbushur varrezat me fëmijë dhe keni boshatisur bankat e shkollës”. Këto janë fjalët e një fëmijë të cilat i ka shkruar në fletoren e tij dhe i drejtohet një kamikazi.

Kështu fillon spoti publicitar i një kompanie telefonike arabe, e realizuar me rastin e nisjes së “Muajit të Ramazanit”.

Klipi disa minuta është një manifest i vërtetë kundër terrorizmit, dhunës dhe kundër sulmeve vetëvrasëse shkruan Tg.com, përcjell bw.

Nëpërmjet një kënge, viktimat, familjet e viktimave dhe të plagosurit nga sulmet terroriste i drejtohen një kamikazi, i cili është gati për të shpërthyer dhe përpiqen që ta bindin të heqë dorë sepse Zoti nuk do ashtu.

“Allahu është krijuesi i jetës, duhet të jemi të butë kundrejt fesë, jo të ashpër. Me armikun duhet të përballesh në paqe dhe jo në luftë”. Këto janë vetëm disa fjalë nga videoja prekëse, e cila brenda pak orësh bëri xhiron e botës.

Dhe në fund të spotit kamikazi vendos të mos shpërthej.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme