Një mjeke e cila punon në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se të gjithë ata që punojnë në spitale janë të rrezikuar nga koronavirusi.
Dafina Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që të luten për ta, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i saj:
Mjekët dhe infermierët shoferet e spitalit infektives e pastaj gjithë bluzat e bardha që do të përballen me virusin koronë. Kemi edhe ne frikë.kemi familje Po si të gjithë edhe NE nuk jemi prej guri. Por ndryshe nga të gjithë kemi bërë një betim.
E ndryshe nga të gjithë, e dijmë se jemi shpresa e vetme për njerëzit që do të kenë fatin e keq të preken rëndë.
Ju na keni lincuar,akuzuar, përcudnuar, urryer, i përzënë, poshtëruar. Por sot është koha të luteni per ne Po po. Lutuni që të kemi sa më shumë fuqi. Lutuni që të mos dorëzohemi Lutuni që të jemi mbinjerëzore. Lutuni për ne,sepse luteni për veten. Ne do duhet të përballojme jo vetëm semundjen, por edhe panikun, stresin dhe papergjegjshmerine tone, të njohur tashme. Jemi heronjtë e juaj Por nga sot, na duhen mbiheronj, sepse nuk dihet sa ditë do të punojmë pa ndaluar. Lutuni për këtë… kërkoni dhe ndjesë, diku mes lutjesh.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...