Mesazhi antishqiptar në Bujanoc, Sinani: Pasqyrë e një fushate të qëllimshme për të përhapur frikë dhe urrejtje ndaj shqiptarëve

21:33 | 19 Gusht 2024
E.G

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar ka reaguar ndaj një mesazhi antishqiptar të vendosur në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Me anë të një postimi në Facebook, Sinani tha se këto akte nuk janë të rastësishme, por pasqyrë e një fushate të qëllimshme për të përhapur frikë dhe urrejtje ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, shkruan Arbresh.info.

“Deklaratat provokuese nga zyrtarë serbë dhe mosveprimi i autoriteteve për të ndaluar këto veprime të rrezikshme po krijojnë një klimë të rrezikshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pjesë e një politike represive që synon të frikësojë shqiptarët dhe të legjitimojë dhunën ndaj tyre.”, u shpreh Sinani.

Tutje, ajo ka kërkuar veprim të menjëhershëm nga autoritetet dhe ndërhyrje ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Dinjiteti dhe siguria e shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të mbrohen pa kompromis!”, u shpreh ajo.

Ndaj këtyre mbishkrimeve ka reaguar edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ashtu si dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Mbishkrimet antishqiptare në Bujanoc, Bislimi: Kërcënim e represion kundër shqiptarëve

Të ngjashme