Mesazh për politikanët nga Tërnava pas faljes së Fitër Bajramit (VIDEO)

06:02 | 25 Qershor 2017
arbresh.info

Myftiu i Kosovës, Naim Ternava, thotë se mesazhi më i mirë që jep agjërimi i muajit të shenjtë të Ramazanit është të kujdesemi për jetimët, invalidët, të varfërit dhe njerëzit në nevojë, shkruan arbresh.info.

Në mesazhin e tij pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, Tërnava është lutur që në botë të mbretërojë paqja dhe mëshira.

“Një pjesë e madhe e botës islami është në krizë,” deklaroi Ternava në mesazhin e tij.

Për ta ruajtur porosinë hyjnore, nga cdokush që tenton t’i devijojë ato, Tërnava thotë se duhet të themi se Islami është i pastër nga çdo gjë e ligë, shkruan arbresh.info.

“Ka vetëm një rrugë të vetme, e paqes harmonisë dhe e respektit në mes të njerëzve.”

Ai është lutur për paqe mirëse e mbarësi mbi pupullin tonë dhe në mbarë botën.

“Apeloj me urtësinë e zemrës tek të gjithë faktorët politik që të lënë anash interest e ngushta dhe të angazhohen në të mirë të popullit, që vendin ta bëjmë ashtu siç dëshirojmë.”/arbresh.info/

https://facebook.com/arbresh.info/videos/1459415440790210/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme