Pas nënshkrimit të memorandumit mes Ministrisë së Kulturës, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA, do të fillojë restaurimi i xhamisë së Çarshisë në Prishtinë.
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, në bazë të këtij memorandumi do të restaurojë edhe xhaminë e Gazi Mehmed Pashës (Xhamia Bajrakli) në Prizren.
Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi ka thënë se restaurimi i këtyre dy xhamive do të bëhet konform Ligjit për trashëgimi kulturore.
“Në bazë të memorandumeve të nënshkruara, obligimet e MKRS-së janë që pjesa administrative të bëhet konform Ligjit për trashëgimi kulturore”, ka thënë Firzi.
Kurse Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se ka qenë e padrejtë që gjashtë vjet është rrethuar ajo xhami dhe bëri thirrje që MKRS-ja të lehtësojë punën për restaurimin e monumenteve.
“Ka qenë e padrejtë që gjashtë vjet në mënyrë figurative po them, e kemi rrethuar atë xhami dhe e kemi mbajtur si të burgosur, duke pas parasysh se janë letërnjoftim i Prishtinës së vjetër”, ka thënë Tërnava.
Xhamia e Çarshisë për vite të tëra kishte mbetur në gjendje të mjerueshme pas mosmarrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore./rel
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...