Merreshin me prostitucion, Policia arreston 5 të dyshuar

13:28 | 25 Maj 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftimit të dukurive kriminale, ka zhvilluar një hetim të cilin e ka realizuar Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Hetimi është udhëhequr nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë. Gjatë hetimit është zbatuar urdhëresa e gjykatës për masa të fshehta të hetimit dhe zbulimit.

Me datën 24 maj 2017 janë arrestuar pesë persona nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ dhe ‘bashkëkryerje”.

Me aktvendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë tre të dyshuarit:

B. K. viti i lindjes 1962 m/sh/k

M. K. viti i lindjes 1994 m/sh/k

A. R. viti i lindjes 1995 m/sh/k

Kurse dy të dyshuara janë liruar në procedurë të rregullt:

A. B. viti i lindjes 1989 f/sh/k

N. H. viti i lindjes 1999 f/sh/k

Gjatë realizimit të këtij plani janë gjetur dhe janë konfiskuar prova relevante për rastin./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme