Ish kryeshefi i KQZ-së, Adnan Merovci, ka folur për ecurinë e zgjedhjeve në vendin tonë dhe për procesin e deritanishëm të rinumërimit të votave.
“Unë mendoj që ka qenë një ditë festive sepse zgjedhjet ishin mirë dhe shkuan mirë, tani procesi zgjedhor është diçka tjetër. Nëse rezultati i një procesi matet prej shpejtësisë së daljes së rezultateve atëherë gabohemi”.
“Nëse krejt kjo shkakton zvarritje nuk duhet të zbehet besueshmëria në KQZ-në. Kjo është kohë e pritshme, bile afatet e trajtimit ligjor të ankesave e parregullsive janë të paraparë me afatet kohore”.
“KQZ-ja i trajton në afat sa më të shpejtë, nëse palët tjera apelojnë në PZAP atëherë janë procedura të tjera”.
“Procesi duhet të konsiderohet i besuar. Kemi votues jashtë Kosovës, ata me nevoja të veçanta, tani kemi edhe votues nga Serbia”.
“Rinumërimi nuk është që zgjat më shumë, por numërohen subjektet dhe kandidatët dhe procesi është më i gjatë”.
“Për votat nga jashtë, rregullorja thotë që 24 orë para ditës së zgjedhjeve të mbërrijnë në KQZ. Ndërkaq për votat nga Serbia, në zgjedhjet e kaluara ka pasur një memorandum mirëkuptimi me OSBE-në”. Këtë vit është gjetur një mënyrë e sjelljes së tyre që neve mundet për një moment mos me na brengos mënyra se si vijnë deri te fahu postal, dhe prej aty kanë shkuar në qendër të numërimit, dhe i bie që është votuar lokalisht”.
Merovci foli edhe rreth votave të pavlefshme, duke e cilësuar këtë çështje shqetësuese.
“Arsyeja për numër të madh të votave të pavlefshme mendoj se është edhe mllefi i votuesit që mos me iu vjedh vota dhe ai shkon dhe e dëmton vetë. E dyta është edhe çështje e informimit. I ngatërron kandidatët. Janë shumë kandidatë, mbi 700. Ne duhet t’i lypim fajet aty ku mund të ndikohet”.
“Subjektet politike me i bë analizat profesionale. Reforma zgjedhore duhet të iniciohet. Shoqëria civile duhet ta iniciojë”, ka theksuar Merovci në klan kosova.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën