Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, kanë biseduar për zgjidhjen e problemit, duke theksuar se Procesi i Berlinit pati efekt pozitiv në bashkëpunimin rajonal në Ballkan.
“Është e vështirë, por ka një përparim të vogël”, u shpreh Merkel.
Ajo tregoi se pjesëmarrësit në samitin BE-Ballkani Perëndimor ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Evropës, por ajo tha se nuk e mbështeti dhënien e një date të caktuar këtyre vendeve për pranimin e tyre në BE.
“Unë nuk e kam mbështetur idenë për t’ua dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor një datë të caktuar për pranimin e tyre në Bashkimin Evropian”, tha Merkel në samitin BE-Ballkan Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, raporton Reuters.
Ajo përmendi shembullin e Malit të Zi, i cili ka shumë kapituj të hapur, duke thënë se mund t’i mbyllë ato brenda pak vitesh.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tregoi se me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq folën për Procesin e
Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave.
Ndërkaq Vuçiq, pas takimit e theksoi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që sipas tij, do të jetë temë diskutimi në takimin e radhë me Kurtin./arbresh.info/
Vuçiq i “zhgënjyer”: Pa e zgjidhur problemin me Kosovën, s’mund të jemi anëtar në BE
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës