Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka qenë e pranishme gjatë tërë samitit virtual të Zagrebit, teksa pjesën më të madhe të fjalimit të saj ia ka kushtuar dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një interviste dhënë televizionit publik serb.
Vetë Vuçiqi, i pyetur rreth dialogut me Prishtinën, ka theksuar se “në të hyhet me vullnet të mirë dhe se nuk mund të thuhet paraprakisht se çfarë do të ndodhë gjatë bisedimeve”.
Ai ka shtuar se për dialogun kanë folur edhe përfaqësuesit e Greqisë dhe Bullgarisë, teksa njëra prej temave ka qenë edhe përkrahja për Miroslav Lajçakun dhe negociatat Beograd-Prishtinë, raporton FoNet, transmeton KOHA.
Sipas tij, është gjë e mirë që të gjitha shtetet e Ballkanit, me përjashtim të dy prej tyre, kanë marrë pjesë në samitin virtual të së mërkures.
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...