Merkel pas fitores: Sfidë mbetet mbajtja e BE-së së bashkuar

19:05 | 24 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Angela Merkel ka fituar mandatin e katërt si kancelare e Gjermanisë.

Në fjalimin e parë pas fitorës ajo ka theksuar se partia e saj ka shpresuar për një rezultat më të mirë, transmeton portali arbresh.info

Ajo ka shtuar se CDU/CSU është partia më e madhe në Parlament dhe do të formojë qeverinë e ardhshme.

“Pas 12 vite përgjegjësi, nuk është aspak befasuese që partia jonë të mbetet më e madha”, ka shtuar Merkel.

Ajo gjithashtu ka shtuar se hyrja e partisë AfD në Bundestag do të sjellë sfida të reja.

Merkel ka shtuar se prioritet i qeverisë së ardhshme do të jetë zhvillimi ekonomik, ndërsa ka theksuar se sfidë do të jetë mbajtja e BE-së së bashkuar dhe emigracioni./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme