Mërgimtari Val Deçani ende po mbërri ne shtëpi, shkon ne spitalin e Mitrovicës për t’ia dhuruar veshkën një pacientes!

21:17 | 21 Dhjetor 2020
L G

I riu nga Deçani, Val Deçani, sot ka shprehur gatishmërinë t‘ia dhuroj veshkën njw vajze tw re nga Mitrovica. Është kjo e reja 19-vjecare Nazlije Sherifit e cila po vuan nga një sëmundje e rëndë.

I riu, posa ishte kthyer nga perëndimi, ende pa shkuar nw shtëpi për t’u përshëndetur me familjaret ka shkuar sot në spitalin e Mitrovicës per ta takuar Nazlije Sherifin, për t’ja dhënë lajmin e gëzueshëm, gatishmërinë e tij për t’ia dhuruar veshkën, njofton gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”

“Val Deçani : InshAllah jam unë ai fatlum që veshka ime të përputhet me procedurat mjekësore…”, ka thënë ai. Ndërkohë, qytetarët nga dipasora po vazhdojnë të mbledhin paratë e nevojshme për t’u dërguar për shërim në Turqi, ku do të bëhet transplanti. E erja 19 vjeçarja u diagnostifikua me Glomerulosklerozë Foke Segmentale, dhe shërimi kushton 200 mijë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme