Organizata Germin ka dorëzuar sot ankesën për shkeljen e të drejtës së votës për qytetarët që jetojnë jashtë vendit gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit.
Ankesa e kësaj organizate u dorëzua në zyrën e Avokatit të Popullit, bashkë me përfaqësues të zyrës së avokatëve.
Lirim Krasniqi nga Organizata “Germini” para mediave tha se kanë dërguar një ankesë për parregullsitë që janë bërë në kohën e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, ndaj qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, shkruan arbresh.info.
“Ne sot kemi dërguar një kërkesë në zyrën e avokatit të popullit për të treguar parregullsitë që janë bërë në kohen e zgjedhjeve. Presim nga avokati i popullit të marr masa në drejtim të kësaj çështje”, tha Krasniqi.
Ndërkaq, Taulant Hoda nga zyra e avokatëve tha se ata e kanë parë që organizata “Germini” ka shfaqur interesim ndaj kësaj çështje dhe për këtë ata i kanë ofruar përkrahje.
“Ne e kemi parë interesimin e “Germinit” ndaj kësaj çështje dhe kemi vendosur ta përkrahim dhe presim që të gjitha ato ankesa të shqyrtohen seriozisht”, u shpreh avokati Hoda para mediave.
Ndryshe, zgjedhjet e përgjithshme në vend u mbajtën më 14 shkurt 2021, ku fituese e zgjedhjeve doli Lëvizja Vetëvendosje ./arbresh.info/
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...