Google ADS

Mërgimtari përfundon pushimet në Kosovë, vdes gjatë rrugës për në perëndim

09:22 | 10 Gusht 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës bën të ditur se një mërgimtar derisa po kthehej me familjen e tij në perëndim i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja është raportuar mëngjesin e së hënës, në Podujevë.

Raporti:

Podujevë, 09.08.2021-06:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim,   për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme