Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Arben Islamin për veprën penale të përdorimit të armës, duke i shqiptuar dënimin prej 600 euro gjobë.
Gjykata, gjithashtu e obligoi Islamin që t’i paguaj 50 euro paushall për shpenzimet gjyqësore pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, si dhe iu konfiskua arma.
Në fillim të kësaj seance është lexuar aktakuza nga prokurori Armend Hamiti, ndërsa më pas në pyetjen e kryetares se trupit gjykues Shadie Gërguri, nëse e ka kuptuar aktakuzën dhe nëse ndihet fajtor lidhur me veprën që akuzohet, i akuzuari Arben Islami, i cili tha se jeton në Gjermani, në seancë deklaroi se ka kuptuar aktakuzën dhe e pranon fajësinë, shkruan Betimi për Drejtësi.
Me pranimin e fajësisë, është pajtuar edhe prokurori si dhe mbrojtësja e të akuzuarit, avokatja Fehmije Gashi.
Ndryshe, ish-Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Arben Islami, duke e akuzuar se më 31 gusht 2006 rreth orës 22:37 në Podujevë, e ka përdorur armën pa autorizim në atë mënyrë që duke u kthyer nga fshati Llapashticë në afërsi të shkollës së mesme “Fan S. Noli”, ka shtënë njëherë në ajër me revolen e tij. Pjesëtarët e policisë, pasi kishin dëgjuar të shtënat e kishin ndalur të pandehurin, të cilit i ishte gjetur arma dhe e njëjta më pas i ishte sekuestruar.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...