A.K ka humbur jetën dje në një aksident të rëndë trafiku në Serbi. Ky mërgimtar bashkë me disa familjarë të tij po udhëtonte me veturë drejt Austrisë, pasi kishte kaluar pushimin dimëror në Kosovë. Sipas informatave që i ka Gazeta Express lëndime kanë pësuar edhe tre persona të tjerë. Vetura e viktimës është aksidentuar me një autobus.
A.K për disa vite rresht ka punuar dhe jetuar në Austri, festat e fundvitit kishte ardhur për t’i kaluar në Kosovë. Ardhja e tij në vendlindje dje u kthye në tragjedi për familjen e tyre në Prizren. Familja e nisën për gurbet, por pak orë më vonë morën lajmin e rëndë se djali i tyre u aksidentua për vdekje.
Shumë familjarë e miq të viktimës kanë shkruar në Facebook për të, duke e përshkruar si person të mirë e atdhetarë.
“I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që e deshe aq shumë”, ka shkruar një nga shokët e viktimës në Facebook.
Mësohet se dy nga të lënduarit në këtë aksident po trajtohen në një spital të Beogradit.
Në vitin që e lam pas, rastet si i këtij mërgimtarit kanë qenë të shumta. Kujtojmë se në një aksident të rëndë trafiku në Duhël të Suharekës është shuar komplet një familje pesanëtarëshe që kishte ardhur për pushime nga Zvicra në Kosovë. Jetën e ka humbur edhe një mërgimtar në një autostradë të Hungarisë që po vinte nga Evropa për ta martuar djalin në Kosovë.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër