Të ardhurat për Kosovën nga bashkatdhetarët katër muajt e parë të këtij viti tregojnë shifra për dhjetëra milionë euro në krahasim me vitin e kaluar.
Vetëm në këtë katër mujor rritja e remitencave është për rreth 13.4 milionë më e madhe se vitin e kaluar.
Avdyl Lipoveci nga ministria e Diasporës në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka treguar se sipas statistikave të Bankës Qendrore konsiderohet se 1.1 miliard euro janë shpenzime të udhëtimeve që hyjnë në Kosovë.
“Mund të themi që 1.1 miliardë janë shpenzimet e udhëtimeve që hyjnë në Kosovë nga mërgimtarët, që vijnë në Kosovë në periudha të ndryshme gjatë vitit. BQK i ka publikuar të gjitha statistikat e veta për të cilat mund të themi që janë të përafërta dhe të gjitha këto janë në konsum”, ka thënë ai.
Shtetet kryesore prej nga vijnë këto remitenca janë kryesisht shtetet ku është e koncentruar diaspora si Gjermania e përcjellë nga Zvicra, SHBA-ja, Austria, Italia, Franca, Suedia, Britania dhe Belgjika.
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...