Mërgimtarët po testohen në IKSHPK për të udhëtuar jashtë vendit

11:40 | 4 Janar 2022
S D

Ministria e Shëndetësisë të hënën ka bërë të ditur se janë kryer 3 mijë e 711 testime për koronavirus, ku 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Mirëpo gjatë së martës edhe pse institucionet nuk punojnë për shkak të festës, në IKShPK numër i vogël i qytetarëve kanë shkuar që të testohen.

Faton Gashi, tha se ka ardhur bashkë me vajzën të testohet ngase i duhet testi negativ për të udhëtuar jashtë vendit.

Ai sqaroi se nuk ka pritur në radhë dhe se procesi ishte i shpejt dhe gjithçka ishte në rregull.

“Kam ardhur, kemi me udhëtuar nesër me vajzën. Sot e bëra, nesër i marrë rezultatet këtu. Në përgjithësi mirë, nuk pat shumë njerëz, shpejt e kryem. Gjithçka mu duk në rregull”, tha ai.

Edhe Shefqet Berisha u testua për t’u kthyer në Gjermani, atje edhe ku jeton. Ndonëse thotë se i ka marrë të dy vaksinat, testi negativ për të hyrë në këtë shtet i duhet patjetër, raporton EO.

“Po me duhet për shtetin ku udhëtojë unë atje në Gjermani duhet me pas. Megjithëse unë i kam marrë dy vaksina, e kam vërtetimin, e kam librezën, por duhet si dëshmi se kam qenë këtu 15 ditë ”, shtoi ai.

Përveç në IKShPK testime për Covid-19 kryhen edhe në klinika private në gjithë vendin, prej edhe nga grumbullohen më pas të dhënat për rastet pozitive me virus për 24 orë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme