Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë për pushimet e verës, ka rritur dukshëm numrin e automjeteve në pikat kufitare.
Sipas Ministriasë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendra e Menaxhimit të Kufijve, në pikën kufitare Merdarë, pritja për të hyrë në Kosovë mbërrin deri në 50 minuta ndërsa kolonat janë të gjatë deri në 300 metra.
Në pikën tjetër kufitare, atë të Dheut të Bardhë, pritjet janë deri në 20 minuta ndërsa nuk është raportuar për kolona të veturave.
Ndëkraq në pikat e tjera kufitare sipas Qendrës janë kryesisht të qeta dhe nuk kanë pritje të gjata dhe kolona.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka lehtësuar disa procedura për mërgimtarët.
Teksa u ka uruar mirëseardhje në Kosovë, Qeveria i ka njoftuar se policat kufitare tashmë mund t’i paguajnë edhe online.
Po ashtu, ka njoftuar se edhe këtë vit do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët. /arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...