Sikurse çdo vit tjetër, edhe këtë vit bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, kanë nisur që të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet verore.
E krahas rrugës së gjatë e të mundimshme për shumë prej tyre, ata sikurse çdo herë tjetër po detyrohen të presin edhe kësaj here në pikat kufitare me Serbinë.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimi Kufitar në orët e para të mëngjesit të sotëm (e enjte) ka kolona e pritje në pothuajse të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdare ku në hyrje të kësaj pike, bashkatdhetarët po detyrohen të presin 40 minuta. Kolona e automjeteve raportohet të jetë deri në 300 metra në hyrje, kurse në dalje 150.
Kolona të gjata ka edhe në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ndërkaq pritjet në këtë pikë janë më të vogla deri në 20 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /arbresh.info/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...